WINTECH shpk, është themeluar në Mars 2017, si rezultat i kërkesës për furnizim me dyer e dritare në kompaninë ndërtimore amë VLLEZERIT ASLLANI, që fillimisht është emërtuar si VA-AL-PLAST.

Fillimi i vepritarisë ka nisur me një numër simbolik prej 4 punëtorve, për prodhimin dhe furnizimin me dyer e dritare vetëm për nevoja të kompanisë, mirëpo me zhvillim të kompanisë është rritur kërkesa për furnizim në tregun vendor e ndërkombëtar.

Si rezultat i kësaj kërkese të tregut, lind ideja që të kemi një emër më konkurues në treg, ku në fillim të vitit 2020 ndrrohet emri i kompanisë nga VA-AL-PLAST në WINTECH shpk.

Sot pas një periudhe 4 vjeçare WINTECH numëron:
– Zyrën Teknike me 5 inxhinier-arkitekt të lëmisë,
– Zyrën e Prokurimit 3 profesionist të lëmisë ,
– Menaxher të punishteve 3 arkitekt,
– 90 punëtor në prodhim,  ku shohim nje zhvillim si në fuqi punëtore ashtu edhe në avancim të tekonologjisë makinerike për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga PVC dhe Alumini, prodhimin e roletave, prodhimin e fasadave të xhamit dhe fasadave ventiluese.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve-avancimeve profesionale dhe kërkesës për xham, në Tetor 2020 fillon punën Fabrika për përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit që është emërtuar si WINTECH GLASS.

Top